TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2025, 16:26

Sporti shqiptar humbi një legjendë, Vllaznia dhe Bashkia Shkodër homazhe në “Loro Boriçi” në nder të Sabah Bizit

Shkruar nga Pamfleti

Sporti shqiptar humbi një legjendë, Vllaznia dhe Bashkia Shkodër

“Ikona” e njohur Sabah Bizi ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 77-vjeçare. Në nderim të një ish-lojtari të madh si Bizi, Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kanë vendosur që të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit “Loro Boriçi” nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Vlen të theksojmë se Sabah Bizi ka qenë titullar te shkodranët nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa gjithashtu kujtojmë se ai ka luajtur edhe për kombëtaren.

Postimi i Vllaznisë:

KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër në nderim të ish-futbollistit të madh, “Nderi i Kombit” Sabah Bizi, të ndarë nga jeta ditën e sotme do të organizojnë  homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

77-vjeçari, fitues i titujve kampionë dhe kupave me bluzën e Vllaznisë dhe Flamurtarit, debutoi në moshën 17-vjeçare në futbollin shqiptar.

Gjatë karrierës së tij, Sabah Bizi ka qenë një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, teksa të gjithë mbajnë mend përballjen e vitit 1967 me Gjermaninë (0-0) dhe duelin e tij me të madhin Beckenbauer, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç.

Në atë përballje, Bizi, pasi ishte i shtruar në spital për disa ditë me radhë, u kërkua nga trajneri Loro Boriçi të ngrihej nga shtrati për t’u përballur me Bekenbauerin duke eliminuar Gjermaninë. Pas lënies së futbollit, Sabah Bizi vazhdoi të ishte pranë këtij sporti, duke drejtuar fillimisht ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Më pas ka qenë për pak kohë trajner te Vllaznia, ku mbajti më vonë edhe detyrën e sekretarit të klubit, ndërsa ka punuar për shumë vite si trajner i moshave.

 

 

sabah bizi legjenda e futbollist shqiptar bashkia shkodër vllaznia

Lini një Përgjigje