TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Janar 2025, 16:49

I papunë që prej largimit nga Besa, Mirel Josa befason me zgjedhjen e tij dhe prezantohet te klubi i ri

Shkruar nga Pamfleti

I papunë që prej largimit nga Besa, Mirel Josa befason me zgjedhjen e

Mirel Josa ka befasuar me zgjedhjen e re. Trajneri i njohur shqiptar është prezantuar te klubi i Vëllaznimit në Gjakovë.

Kështu Josa do të japë kontributin e tij në ligën e dytë për nga rëndësia e futbollit në Kosovë, pasi më parë ishte pjesë e Besës. Vëllaznimi ka si objektiv të rikthehet në elitë.

Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.

Josa nga sot e ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore.

Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.

Mirel Josa:

5x Kampion i Shqipërisë

2x Fitues i Kupës së Shqipërisë

2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë

1x Fitues i Kupës së Kosovës

Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina

mirel josa trajneri i njohur shqiptar vëllaznimi skuadra kosovare

Lini një Përgjigje