
Armando Broja prej disa javësh i është bashkuar grupit të Evertonit në stërvitje të plotë duke lënë pas lëndimin. 23-vjeçari i Kombëtares ka marrë minuta në sfidat e fundit, teksa fundjavën që lamë pas zhvilloi një paraqitje të mirë në Londër.
Evertoni barazoi 0-0 në fushën e Arsenalit dhe Broja u aktivizua në minutën e 66. Por Broja nuk do mundet të jetë në fushë të dielën e 22 dhjetorit, atëherë kur Evertoni pret Çelsin.
Për shkak se Broja është i huazuar nga Çelsi në "Goddison Park", klubi mëmë i ka vendosur një klauzolë ndalimi në ndeshjet kundër tyre. Për këtë shkak trajneri Shon Dajç nuk do ketë të gatshëm shqiptarin e sulmit.
Lini një Përgjigje