
E ardhmja e Mohamed Salah është në dyshim.
Kontrata e egjiptianit me Liverpulin skadon më 30 qershor dhe, në mungesë të rinovimit, lamtumira duket gjithnjë e më e mundshme.
Nga ana tjetër, rroga prej 18 milionë sterlinash në vit e egjiptianit bën shumë klube europiane të ngurrojnë.
Ata që nuk ngurrojnë janë klubet e Arabisë Saudite.
Sipas “Daily Mail”, një nga klubet e Saudi Pro League është gati t’i ofrojë Salah 77 milionë euro për një kontratë dyvjeçare.
Egjiptiani po shkëlqen edhe në këtë sezon me 21 gola dhe 17 asiste në 29 ndeshje, por nuk mund të anashkalohet fakti që ai është 32 vjeç.
Lini një Përgjigje