
Roko Vata është pa fat në këtë edicion të Championship. Sot pësoi një tjetër dëmtim, ndërsa ishte vetëm ndeshja e dytë që pas rikthimit në fushë. Uatford ndërkohë po luante në transfertën e Blekburnit dhe rezultati ishte 1-1.
Vata u dëmtua në minutën e 39 duke sinjalizuar menjëherë se ka nevojë për zëvendësim. Sulmuesi shqiptar kishte humbur më parë 13 javë të Championship për shkak dëmtimi.
Kujtojmë se 20-vjeçari zgjodhi të përfaqësojë Irlandën ku edhe ka debutuar. Megjithatë, mundësia e ndërrimit të kombëtares ekziston akoma për Roko Vatën.
Lini një Përgjigje