TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 17:04

“Dashuria e vjetër” dhe rivalët e Romës shfaqën interes për Kumbullën, eksperti i merkatos zbulon të ardhmen e mbrojtësit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Dashuria e vjetër” dhe rivalët e Romës shfaqën

Dy ekipe dolën dje në skenë, pasi u shfaqën interes për Marash Kumbullën. Udineze dhe Espanjoli u raportuan të gatshëm, për të përfituar shërbimet e tij në huazim që nga ky muaj.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka zbuluar së fundmi se Majorka nuk planifikon që të ndajë rrugët me Kumbullën. Kështu mbrojtësi i Kombëtares do të mbetet te klubi spanjoll deri në fundin e sezonit.

Roma ndërkohë do të ishte gati për një tjetër huazim sepse Kumbulla nuk shfaqet në llogaritë e Gasperinit. Në fund të sezonit, duket e vështirë që Majorka të paguajë për të blerë kartonin e tij.

25-vjeçari është penguar jo pak nga dëmtimet. Kumbulla humbi plot shtatë javë për këtë shkak.

mbrojtësi kuqezi majorka marash kumbulla

Lini një Përgjigje