
Bylisi ka marrë një rezultat shumë të rëndësishëm për fatet e Superiores, teksa ka ndalur në Ballsh Egnatian kryesuese.
Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, teksa në pjesën e parë Egnatia kaloi në avantazh dhe dukej në kontroll të sfidës. Por në të dytën, mallakastriotët shënuan dy herë brenda pak minutash dhe u desh goli i Adjesa për të kthyer përsëri në lojë rrogozhinasit.
Ata provuan në çdo mënyrë të shënoni, duke humbur edhe raste të pabesueshme, por në fund u desh të dorëzoheshin në këtë barazim 2-2 që vë në diskutim tashmë edhe kreun e renditjes për ta, ndërsa i jep shpresa për mbijetesën Bylisit pas një periudhe krize.
Ekipi i Tetovës kryeson kampionatin me 39 pikë të grumbulluara. Bylis është në vendin e tetë me 19 pikë.
Lini një Përgjigje