TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 20:45

Kumbulla mund të ndryshojë ekip që në janar, rivalët e Romës dhe “dashuria e vjetër” duan mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Kumbulla mund të ndryshojë ekip që në janar, rivalët e

Marash Kumbulla mund të ndryshojë ekip, që në merkaton e janarit. Dhe pse është i huazuar te Majorka, kontrata mund të ndërpritet për t’u huazuar te një ekip tjetër. Në Itali është zbuluar se Udineze dhe Espanjol janë pas mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Të dyja klubet janë të interesuara për formulën e huazimit. Udineze si rival i Romës në Serinë A e shikon si përforcim të nevojshëm për mbrojtjen.

Espanjoli ndërkohë shikohet si “dashuria” e vjetër. Sezoni i kaluar e pa Kumbullën duke spikatur në La Liga me spanjollët.

Tashmë duhet parë si do të vendosë Roma dhe po ashtu Majorka. Te këta të fundit nuk ka pasur shumë hapësira, ndërsa është penguar edhe nga një dëmtim.

marash kumbull mbrojtësi kuqezi espanjol udineze

Lini një Përgjigje