TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 16:21

Asllani shok skuadre me Milot Rashicën, mesfushori shqiptar “bindet” për t’u bashkuar me ekipin turk

Shkruar nga Pamfleti

Asllani shok skuadre me Milot Rashicën, mesfushori shqiptar

Kristjan Asllani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe fundi i merkatos së janarit po vjen, e mesfushori ende nuk ka vendosur ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit. Qendrimi te Torino dhe rikthimi te Interi janë të pamundur dhe largimi i liderit kuqezi duket larg Italisë.

Pavarësisht interesit të Parmës, Sasuolos apo Xhenoas në Serinë A duket se nuk kanë bindur Asllanin, dhe ky i fundit me shumë gjasa duket drejt Turqisë. Lideri i Kombëtares mund të transferohet të Beshiktashi dhe destinacioni i ardhshëm i tij i ardhshëm mund të jetë Stambolli.

Ekipi turk dëshiron të përforcojë mesfushën dhe te shqiptari shikojnë cilësitë e duhura për ekipin për pjesën e mbetur të sezonit. Siç dihet te Beshiktashi aktualisht luan edhe Milot Rashica, ndërsa pjesë e turqve në të kaluarën ka luajtur edhe Ernest Muçi. Gjithsesi në ditët e ardhshme mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të. 

kristjan asllani mesfushori i kombëtare beshiktash

Lini një Përgjigje