
Vllaznia ka marrë fitoren e katërt radhazi, këtë herë duke fituar 1-0 ndaj Partizanit në sfidën e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për javën e 21 në Abissnet Superiore. Vendimtar për shkodranët ishte goli i shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 32, pas një kombinimi fantastik me Sherif Kallakun.
Në minutën e 42, Vllaznia rrezikoi sërish, por goditja e Jago u grushtua nga Qirko i Partizanit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për shkodranët. Pjesa e dytë nuk solli ndryshim të rezultatit, pavarësisht rasteve dhe mundësive për secilën skuadër.
Vllaznia fiton 1-0 dhe rikthehet në krye pas shumë javësh, me pikë të barabarta me Egnatian, 39 pikë, por shkodranët favorizohen nga golavarazhi më i mirë. Partizani mbetet në
Lini një Përgjigje