TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2026, 17:26

Komo nuk përmbahet ndaj Torinos, Ardian Ismajli nuk gjen qetësi në vitin 2026

Shkruar nga Pamfleti

Komo nuk përmbahet ndaj Torinos, Ardian Ismajli nuk gjen qetësi

Komo e Çesk Fabregas fitoi 6-0 ndja Torinos, në sfidën e vlefshme për javën e 22 në Serie A. Vendasit gjetën golin që në minutën e 8, duke zënë në befasi mbrojtjen e Torinos, ishte Anastasios Duvikas që gjeti rrjetën pas asistit të bukur të Lukas Da Kunja.

Në minutën e 15 ishte Martin Baturina që dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga distanca. Në minutën e 20, Ardian Ismajli la fushën i dëmtuar. Pasi mori ndihmën mjekësore, mbrojtësi i Kombëtares nuk mundi të vazhdonte duke lënë fushën e lojës.

Ismajli po vraponte, kur pësoi tërheqje. Mbrojtësi shqiptar është me të vërtetë pafat në vitin 2026, pasi për të është hera e dytë që lë fushën i dëmtuar.

Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Komon.

Pjesa e dytë ishte vërtet e bukur, ku Komo shënoi edhe 4 herë të tjera. Da Kunja nga penalltia në minutën e 59, Duvikas dopietë në minutën e 66. Nikolas-Gerrit Kuhn shënoi një gol shumë të bukur me një goditje klasi nga kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 70.

Maksense Kakueret vulosi fitoren 6-0 me një tjetër gol të bukur me një goditje qendrore të fuqishme nga jashtë zonës. Pas kësaj fitoreje, Komo mban vendin e pestë me 40 pikë, dy pikë më pak se Roma e vendit të 4. Torino mbetet në vendin e 14.

komo torino ardian ismajli mbrojtësi kuqezi

Lini një Përgjigje