TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 21:02

“Rikuperimi mund të zgjasë 4-6 javë, njoftuam Shqipërinë për dëmtimin”, Manaj ‘nxjerr blof’ Sivasporin: Jam gati

Shkruar nga Pamfleti

“Rikuperimi mund të zgjasë 4-6 javë, njoftuam

Rei Manaj për shkak dëmtimi u largua nga grumbullimi i Kombëtares, me sulmuesin që  ka pësuar një dëmtim muskulor, gjë e cila ia bëri të pamundur të kontibuonte ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Në lidhje me grumbullimin dhe dëmtimin e tij reagoi Sivaspor. Klubi turk nëpërmjet një deklarate bëri të ditur se lojtarit i duhet afërsisht 4-6 javë për t’u rikuperuar.

Lojtari ynë Rei Manaj ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathë në ndeshjen ndaj Adana Demirspor të luajtur më 25 tetor. Atij iu diagnostikua një dëmtim muskulor gjatë testeve fizike, në përputhje me raportin e përgatitur nga doktori i klubit, në të cilin përcaktohej se Manajt i nevojitej një periudhë rehabilitimi prej të paktën 4-6 javësh.

Gjatë kësaj periudhe, lojtari ynë nuk mund të luante ndaj Rizespor dhe Fenerbahçes për shkak të këtij dëmtimi.

Të premten, më 8 nëntor, klubi ynë informoi ekipin kombëtar të Shqipërisë rreth situatës aktuale të dëmtimit të lojtarit dhe i bëmë të ditur se nuk ishte në gjendje për t’u përzgjedhur për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve.

Sportisti ynë, i cili u ftua në ekipin kombëtar për të bërë rehabilitimin, u hoq nga skuadra e Shqipërisë pasi mori një mjekim. Rei Manaj do të kthehet në Sivas në javën e ardhshme dhe të vazhdojë trajtimin e tij në ambientet e klubit”, shkruante Sivaspor në komunikatën zyrtare rreth situatës së sulmuesit shqiptar.

Por nuk ka vonuar reagimi i Manajt. Sulmuesi ka komentuar te postimi i klubit dhe ka shkruar se do të jetë gati më shpejt. “Edhe 2 javë dhe rikthehem”, ka shkruar lushnjari, duke treguar se për pak ditë do të jetë gati sërish për të zbritur në fushën e lojës.

“Rikuperimi mund të zgjasë 4-6 javë, njoftuam

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje