TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 19:54

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore në ditën e katërt të përgatitjeve para sfidës me Çekinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore në

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligën e Kombeve ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.

Seanca e sotme nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike.

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të mbahet në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

 

kombëtarja shqiptare liga e kombeve seanca stërvitore

Lini një Përgjigje