TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 18:05

Ernest Muçi gëzon Silvinjon para ndeshjes me Çekinë, sulmuesi kuqezi nis stërvitjen me kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi gëzon Silvinjon para ndeshjes me Çekinë,

Dy ditë e ndajnë Shqipërinë nga ndeshja vendimtare në Ligën e Kombeve, siç është ajo me Çekinë. Ditën e sotme është kryer dhe seanca e radhës stërvitore ku nuk munguan lajmet e mira për Silvinjon.

Ernest Muçi është stërvitur me grupin raporton “Panorama Sport”. Dhe pse zbriti në fushë gjatë pjesës së dytë të stërvitjes, sulmuesi i Kombëtares dha sinjale se është gati duke u stërvitur normalisht.

Kujtojmë se ditën e djeshme e ndërpreu stërvitjen, për shkak të shqetësimeve që ndjeu. Për fat të mirë asgjë serioze, ndërsa do të mbetet në dorën e Silvinjos për aktivizimin e tij.

Atmosfera në kampin kuqezi, teksa stërviteshin në “Shtëpinë e Futbollit”, ishte mjaft pozitive. Kështu përgatitjet po shkojnë drejt fundit, ndërsa ndeshja luhet më 16 nëntor ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

kombëtarja shqiptare liga e kombeve ndeshja me çekinë

Lini një Përgjigje