TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 16:53

Xhaka dhe Shaqiri kërkonin të luanin për Kosovën, por Behrami refuzoi; zbulohen prapaskenat

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka dhe Shaqiri kërkonin të luanin për Kosovën, por

Nëse mungesa e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës te Shqipëria mbart ende shumë teori konspirative, krijimi i Kosovës si kombëtare futbolli nxorri jo pak zbuluar dy lojtarët.

Kjo pasi kur Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA, kishte mundësinë për të marrë lojtarë nga Kombëtaret e tjera, pavarësisht numrit të ndeshjeve që kishin luajtur në Kombëtaren A.

Pra Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri lejoheshin që të shkonin te Kosova në bazë të procedurave të UEFA-s dhe FIFA-s, pasi “Dardanët” u pranuan së fundmi.

Megjithatë lojtarët shqiptarë të Zvicrës nuk bënë asnjë hap prapa dhe vazhduan me fanelën e Zvicrës.

I ftuar në emisionin “Koha Shtesë” që transmetohet në Youtube, Heset Quza, ka treguar një prapaskenë nga ajo kohë.

Babai i Granitit dhe Taulantit, para shumë vitesh, tha se të dy djemtë e tij do t’i dërgonte te Kosova, të dy vëllezërit do të luanin bashkë, Graniti do të linte Zvicrën, ndërsa Taulanti do të linte Shqipërinë. Pastaj ne u pranuam në FIFA dhe UEFA, ndërsa me informacionet e mia kishte një marrëveshje mes Kosovës dhe Zvicrës që nga ajo kohë e tutje të largoheshin lojtarët, por ata që ishin të mos merreshin. Ka qenë Zvicra e kualifikuar në atë vit, në atë moment.

Një detaj tjetër që e di saktë është që u grumbulluan lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Shaqiri, Xhaka dhe të tjerë, që ishin gjashtë në atë kohë që të vinin te Kosova.

Por Behrami nuk pranoi dhe më pas i gjithë grupi u prish, ata qendruan prapë te Zvicra”, tha Quza. /Sport Ekspres

 

valon behrami xherdan shaqiri granit xhaka

Lini një Përgjigje