TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 17:38

“Mos bëni shaka me Kosovën”, trajneri i Rumanisë merr seriozisht ‘Dardanët’: Janë ekip i madh, mund të fitojnë ndaj çdo rivali

Shkruar nga Pamfleti

“Mos bëni shaka me Kosovën”, trajneri i Rumanisë merr

Trajneri i Rumanisë, Mirçea Luçesku ka folur në prag të ndeshjes që ekipi i tij do të luajë përballë Kosovës. Tekniku i rumunëve i vlerëson maksimalisht ‘dardanët’, duke thënë se janë një ekip i madh.

Ndër të tjera, Luçesku foli edhe për Lituaninë, kundërshtarin tjetër e grupit.

Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo skuadre.

Ata janë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Fakti që nuk arritën të bënin një grup të fortë, nuk do të thotë se nuk janë një ekip i rëndësishëm. Nuk ka më një gjë të tillë, vetëm ne e imagjinojmë…”.

Lituania kishte 6-7 lojtarë që luanin në kampionate shumë të forta. Qipro ka 4-5 lojtarë në kampionate shumë të forta. Nuk është si më parë”, është shprehur Mirçea Luçesku.

Kujtojmë që ndeshja  Rumani-Kosovë do të zhvillohet këtë të premte në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit. Sfida e vlefshme për raundin e 5 të Ligës së Kombeve do të nis në orën 20:45.

mirçea luçesku trajneri i rumanisë ndeshja me kosovën liga e kombeve

Lini një Përgjigje