TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 15:46

“E treta e vërteta”, Roma prezanton Klaudio Ranierin në krye të stolit verdhekuq

Shkruar nga Pamfleti

“E treta e vërteta”, Roma prezanton Klaudio Ranierin në

Klaudio Ranieri është zyrtarisht trajneri iri i Romës. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Tekniku i famshëm italian ka pranuar ofertën e klubit kryeqytetas për t’u rikthyer në stol, megjithëse ishte po ai vetë që lajmëroi pensionimin nga bota e futbollit, në fund të sezonit të shkuar pasi mbylli me sukses aventurën e tij te Kaljari.

Kjo është hera e tretë për 73-vjeçarin, që do të ulet në stolin e “verdhekuqve”, pasi i ka drejtuar ata më edhe dy herë të tjera, në vitet 2009 dhe 2011. Ai zëvendësoi kroatin Juriç të shkakruar për shkak të rezultateve të dobta. Ranieri do të jetë trajneri i tretë për Romës këtë sezon, pas De Rosit dhe Juriç.

Njoftimi i skuadrës së Romës:

Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Klaudio Ranieri është trajneri i ri i ekipit të parë.

Në përfundim të sezonit, Klaudio do të kalojë në një rol të lartë ekzekutiv, ku do të jetë këshilltar i pronësisë për të gjitha çështjet sportive në klub. Kërkimi për një trajner të ardhshëm do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm. Klaudio do të ketë kontribut edhe në atë vendim.

I lindur në Romë dhe një romanist i përjetshëm, Ranieri veshi fanellën e verdhekuqve si lojtar gjatë sezonit 1973-74 dhe më vonë shërbeu si trajner i ekipit në dy raste të veçanta (nga 2009 në 2011 dhe në 2019). Ai është një simbol i vërtetë i vlerave të Klubit dhe një nga figurat më të respektuara të sportit romak në mbarë botën.

Ranieri sjell me vete një pasuri të madhe njohurish dhe eksperience nga Serie A, Premier Ligë, La Liga dhe Ligue 1, duke menaxhuar klubet më të mira evropiane dhe duke fituar tituj historikë, siç ishte triumfi i tij legjendar në 2016 me Leistërin.

Klubi i shpreh urimet më të mira atij për këtë kapitull të ri emocionues në karrierën e tij, me besim se ai do të jetë një pasuri e paçmuar për ekipin dhe për të gjithë AS Roma.

Forza Roma dhe mirë se erdhe, zotëri!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

klaudio ranieri trajneri i ri i romës

Lini një Përgjigje