TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 17:15

Kristian Shpendi në modë, Fiorentina gati të firmosë me sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi në modë, Fiorentina gati të firmosë me

Kristian Shpendi është një nga futbollistët shqiptarë që ka mjaft prespektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi për sulmuesin kuqezi të Çezenës ka shfaqur interesim Fiorentina. Klubi violë e ndjek prej muajsh dhe është gati të futet në bisedime konkrete me skuadrën e Serisë B për të siguruar shërbimet e tij.

Çezena e vlerëson Shpendin në rreth 15 milionë euro, veçanërisht duke pasur parasysh një sezon që nisi në mënyrë fantastike për të. 21-vjeçari  ka shënuar tashmë 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, shifra këto të kënaqshme.

Ditët e fundit për Shpendin ka folur edhe Masimo Agostini, kreu i zonës teknike të Çezenës, duke gjurmuar profilin e një djali të pjekur dhe të talentuar.

Është një djalë që ka kulturën e punës, është i arsimuar dhe dëshiron të jetë sa më lart të jetë e mundur. mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen”- tha Agostini. Fiorentina mbetet një pistë mjaft interesante për Shpendin, i cili do kishte mundësinë tregonte veten, në nivelet më të larta të futbollit italian, në Serinë A.

Përveç Fiorentinës, Napoli, Atalanta, dhe Torino kanë shfaqur interes konkret për futbollistin, por jo vetëm këto ekipe; pasi përveç “gjigantëve” të Serisë A, shërbimet e tij i kërkojnë edhe Kaljari, Komo e Leçe, ku Shpendi mund të ketë një vend të sigurt titullari në formacionin bazë.

Shpendi ka marrë një vendim bashkërisht me klubin e Çezenës. Ai nuk do të lëvizë në merkaton e janarit, pavarësisht ofertave për të, në mënyrë që të çojë deri në fund këtë sezon me skuadrën e tij, ku klubi deri tani e sheh veten në zonën e skuadrave që synojnë ngjitjen në elitën e futbollit italian.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena fiorentina

Lini një Përgjigje