TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 19:09

Çekia nis provokimet para ndeshjes me Shqipërinë: Asllani humbi toruan kur u markua nga një lojtar 2 metra

Shkruar nga Pamfleti

Çekia nis provokimet para ndeshjes me Shqipërinë: Asllani humbi

Një lojtar i cili i frikëson rivalët e kombëtares shqiptare është Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit po rritet dhe po tregon se mund të bëhet lider shumë shpejt.

Para ndeshjes me Çekinë, mesfushori 23-vjeçar i Plzenit, Pavel Sulc, ka deklaruar se Asllani e humbi toruan në ndeshjen e parë kur u markua nga kapiteni i tyre, por mbetet një lojtar për t’u markuar në maksimum.

Nuk besoj se do të ketë ndryshime me ndeshjen e parë. Besoj se e kam ruajtur një gol për Shqipërinë. Kur kapiteni ynë Suçek vendosi që të markonte Kristjan Asllanin, ishte shumë mirë dhe parashikoj se do të ndodhë e njëjta gjë.

Asllani u nervozua që në nisje të pjesës së dytë, kur pa një djalë 2 metra që vraponte pas tij dhe nuk e kishte më topin në këmbë. Ne duhet t’i markojmë këta lloj lojtarësh të Shqipërisë”, u shpreh Pavel Sulc.

pavel sulc mesfushori i çekisë liga e kombeve

Lini një Përgjigje