TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2024, 20:15

“Na pret atmosferë e stuhishme”, sulmuesi çek i trembet tifozëve kuqezi: Shqipëria e fortë, kemi gati planin e fitores

Shkruar nga Pamfleti

“Na pret atmosferë e stuhishme”, sulmuesi çek i trembet

Lukas Provod është një nga lojtarët më në formë të Çekisë aktualisht. Herën e fundit, kur çekët mposhtën Shqipërinë 2-0, luajti plot 88 minuta.

28-vjeçari ka folur para ndeshjes së kthimit, që luhet më 16 nëntor në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Provod përmend atmosferën në të njëjtin stadium, që i kujtohet nga humbja e një viti më parë me rezultatin 3-0.

Nuk duhet të marrim karton të kuq. Më kujtohet kur shkuam atje dhe nuk e shijuam ndeshjen, ishte më shumë e fokusuar në vrapim. Është një ambient specifik, do të ketë një atmosferë të stuhishme. Por ne jemi gati, skuadra është gati.

Ne e dimë si duhet të luajmë. Do të kemi në mendje ndeshjen e parë në Letna, që e menaxhuam në mënyrë perfekte, dhe do mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse kemi të njëjtën performancë si në Letna, nuk kemi për çfarë të kemi frikë”, u shpreh Provod.

lukas provod sulmuesi i çekisë ndeshja me shqipërinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje