TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 18:57

Redon Xhixha gjen golin me Karabag në ndeshjen e parë të kampionatit, sulmuesi shqiptar tund rrjetën që në minutën e 6 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Redon Xhixha gjen golin me Karabag në ndeshjen e parë të

Redon Xhixha e ka nisur mirë këtë sezon në Azerbajxhan, teksa ka shënuar që në ndeshjen e javës së parë për Karabak. Skuadra kampione në fuqi luante në transfertë ndaj Araz.

Meqenëse ekipi luan edhe në Europë, Xhixha ishte mes titullarëve në këtë ndeshje dhe sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar rastin e tij, duke gjetur golin që në minutën e 6 të sfidës.


Ish-sulmuesi i Tiranës arriti të përfitojë nga një gafë e portierit kundërshtar, i cili në tentativë për ta larguar topin, goditi Xhixhën e më pas topi shkoi në rrjetë.

Një start i shkëlqyer për të, që mund t’i japë më shumë shtysë trajnerit të Karabak ta aktivizojë rregullisht në kampionat e pse jo, edhe në Europë nëse arrin që të gjejë më shpesh rrugën e rrjetës në vijim.

redon xhixha sulmuesi shqiptar karabag

Lini një Përgjigje