
Italiania, Alice Bellandi fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në kategorinë 78 kg për femra në xhudo, duke triumfuar në finale ndaj atletes izraelite, Inbar Lanir.
Pas këtij triumfi, ajo festoi me partneren e saj, të cilën vendosi ta puthte në buzë. Një veprim ky që ra në sytë e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Ajo ishte prezentë në ndeshjen e Bellandit për të mbështetur sportisten që përfaqësonte Italinë në këtë garë, por veprimi i xhudistes me partneren e saj solli një reagim në fytyrën e Melonit.
Kryeministrja italiane mbeti e habitur nga kjo puthje, e cila nuk e fshehu aspak reagimin edhe pse ishte e rrethuar nga kamerat.
Lini një Përgjigje