TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 16:42

Shiste skrap në rrugë, por u bë boksiere për të luftuar bullizuesit; historia e vërtetë e Imane Khelif

Shkruar nga Pamfleti

Shiste skrap në rrugë, por u bë boksiere për të luftuar

Çfarë dimë vërtet për jetën e Imane Khelif, boksierja algjeriane që në Olimpiadën “Paris 2024” është akuzuar fillimisht (në errësisrë) si transgjinore dhe më pas e konsideruar thjesht si femër e shndërruar në mashkull? Asgjë.

Çfarë dimë dhe çfarë fshihet në të vërtetë pas historisë së saj si një vajzë që më vonë u bë boksiere? Asgjë. Çfarë dimë ne për rrugën që e çoi atë të ishte një nga më të fortat në botë në moshën 25-vjeçare dhe, pavarësisht nga fakti që ishte vetevetja, të përfundonte në qendër të vëmendjes sepse ishte “një grua që lindi si burrë”? Asgjë.

Gjithçka zbret në fjalën “dhemb kaq keq” e thënë nga rivalja e saj në ring, italiania Anxhela Karini, e cila hodhi peshqirin pas vetëm 46 sekondash, pas grushtit të parë që mori nga Imane Khelif, duke thënë “nuk është e drejtë kështu, ajo godet si mashkull”.

Rrëfimi i historisë së vërtetë të boksieres ka një zanafillë të largët, kur ajo ishte 16 vjeçe dhe madje ishte një futbolliste premtuese. Në Tiaret, një fshat në Algjerinë Perëndimore, një vajzë që merrej me sport nuk shikohej me sy të mirë. Ajo vetë tha në një intervistë në uebsajtin e UNICEF-it (ambasadore e së cilës është) se nëse fillonte boksin, merita (ose faji) u shkonte ngacmuesve që e bullizonin…

Ajo gjithashtu sfidoi rezervat dhe paragjykimet e familjes së saj sepse kishte zgjedhur një sport tipik mashkullor dhe babai i saj do të kishte preferuar që ajo të kultivonte aftësitë e saj në futboll dhe jo me doreza.

Shiste skrap në rrugë, por u bë boksiere për të luftuar

Nëse ajo arriti majën sot është sepse ajo besonte vërtet në atë që po bënte për shkak të këmbënguljes që e ndihmoi të kapërcejë sakrifica shumë të forta personale: ajo shiste skrap metali për t’u ricikluar dhe nëna e saj shiste kukuz në rrugët e fshatit të saj në mënyrë që të kishte paratë për të hipur në autobus dhe për të shkuar në qendrën e trajnimit…

Shkallët i ngjiti pak nga pak: në moshën 19-vjeçare ajo u rendit e 17-ta në Kampionatin Botëror në Nju Delhi (2018), vitin e ardhshëm (2019) ajo doli e 33-ta në Kampionatin Botëror në Rusi.

Në Japoni ishte Olimpiada e parë e karrierës së saj. “Fillova me asgjë dhe tani kam gjithçka”, pohoi ajo me krenari, të njëjtën krenari që pati edhe për veten e saj, për vendin e saj që i bëri mburojë në këto orë stuhie mediatike ku ajo bëri histori.

Algjerianja nuk është e pathyeshme siç pretendohet, pasi u ndal në çerekfinale në “Tokio 2020” sepse u eliminua nga një kundërshtare më e mirë dhe më e fortë se ajo, që goditi fort.

Por askush atëherë nuk mendoi të qante duke pretenduar se lufta nuk ishte e drejtë, as të ngjallte dyshime për identitetin gjinor të irlandezes, Kellie Harrington, e cila e dërgoi algjerianen në shtëpi duke perdorur grushta.

Khelif ishte po ajo që uli kokën edhe njëherë në finalen e Kupës së Botës 2022 sepse u mund nga Amy Broadhurst, një tjetër irlandeze. Më pas, në vitin 2023, ajo rrëmujë e shëmtuar midis IBA dhe IOC e vendosi atë në mes të një historie që është më e madhe se ajo, duke i hequr mundësinë e saj për të konkurruar për medaljen, ndërsa turneu ishte duke u zhvilluar. Lind pyetja: pse nuk i kishin vënë re më parë këtë detaj hormonal dhe kromozonet mashkullore tek algjerianja?

imane khelif boksierja transgjinore algjerinae

Lini një Përgjigje