TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Gusht 2024, 17:30

“S’jam e frikësuar”, boksierja hungareze sfidon Khelif: Po të jetë burrë, fitorja do të ishte më e madhe për mua

Shkruar nga Pamfleti

“S’jam e frikësuar”, boksierja hungareze sfidon Khelif:

Në atmosferën elektrizuese të Lojërave Olimpike të Parisit, shpërtheu një stuhi polemikash, teksa boksierja nga Algjeria, Imane Khelif mundi italianen Anxhela Karini, duke e detyruar të hiqte dorë vetëm 46 sekonda në meçin e tyre paraprak.

Përballja  e radhës e Khelif (dyshohet se është transgjinore), do të jetë ndaj Ana Luka Hamori. Boksierja hungareze në intervistën e fundit, duket gati, pasi deklaroi se nuk trembet aspak.

Nuk jam e frikësuar. Nuk më interesojnë ato që shkruhen në media dhe rrjetet sociale. Nëse ajo, apo ai, është burrë, fitorja do të jetë edhe më e madhe për mua, nëse fitoj. Po përpiqem të mos përdor telefonin para ndeshjes. Nuk dua të shoh komentet apo lajmet, dua thjesht të përqendrohem te vetja”, tha ajo.

 

imane khelif boksierja algjeriane ana hamori boksieerja hungareze

Lini një Përgjigje