
Arbitri me origjinë nga Deçani por me veprimtari në Zvicër, Bekim Zogaj nuk do të gjykojë më. Lajmin e ka dhënë vetë Zogaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ai do të marrë postin e ri në Federatën Helvete, pas 14 vitesh punë në botën e arbitrimit.
“Çdo gjë ka një fund. Edhe karriera ime si gjyqtar (asistent). Ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, ndeshje në Euro 2024, në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës, Ligën e Kombeve dhe në shumë kampionate të tjera.
Pas kampionatit Evropian (Euro 2024) Federata Zvicerane më ka ofruar një pozitë si zëvendësshef i gjyqtarëve dhe shef i asistentëve në futbollin profesional të Zvicrës. Nga data 1.10.2024 do të marrë ketë detyrë. Paraqitjet në Euro 2024 ishin ndeshjet e mia të fundit në arenën ndërkombëtare. Në futbollin zviceran do të vazhdoj deri më 30.9.2024.
Dua ta falënderoj familjen, Federatën Zvicerane, Sandro Scharer dhe kolegët e tjerë për përkrahjen e tyre gjatë këtyre 14 viteve në futbollin elitar. Një falënderim edhe për të gjithë ju, që më keni shkruar, respektuar, motivuar dhe kritikuar, edhe këshilluar gjatë këtij rrugëtimi të shkëlqyeshëm”, ka shkruar Zogaj, i cili ishte pjesë e skuadrës zvicerane të arbitrave në Europian.
Lini një Përgjigje