TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Mars 2023, 16:28

Reali i Madridit rikthehet te fitorja në La Liga, askush si Vinisius Zhunior në këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti
Reali i Madridit rikthehet te fitorja në La Liga, askush si Vinisius

Reali i Madridit është kthyer te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Ançelotit fitoi me përmbysje 3-1 në shtëpi ndaj Espanjolit.

“Los Blancos” u gjendën në disavantazh në minutën e 8, pasi Joselu i dha epërsinë Espanjolit. Një gol erdhi pas një aksioni shumë të bukur të miqve, i bërë i mundur edhe nga gabimi i Kamavingës.

Madrilenët vendosën baraspeshën në minutën e 22 me Vinisius Zhunior. Braziliani mori një top në krahun e majtë, hyri në zonë dhe arriti të realizonte.

Me 19 gola të shënuar për Realin e Madridit në të gjitha kompeticionet këtë sezon, Vinisius Zhunior është braziliani me më shumë gola të shënuar në pesë kampionatet kryesore të Europës (Nejmar, 18 gola).

Në minutën e 39 erdhi edhe goli i dytë i përmbysjes për madrilenët. Ishte Militao që shënoi me kokë pas asistit të marrë nga Çuameni.

Në minutën e 93 erdhi edhe goli i tretë dhe i sigurisë për Realin, i cili u realizau nga Marko Asensio.

Me këtë fitore, Reali i Madridit renditet në vendin e dytë me 56 pikë, 6 më pak se Barcelona kryesuese, ndërsa Espanjoli mban vendin e 14 me 27 pikë.

reali i madridit espanjol la liga

Lini një Përgjigje