TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2026, 21:33

Raundi i dytë i kualifikueseve për “EURO U-17”, Shqipëria e trajnerit Dama ‘ngec’ në Rrogozhinë përballë Letonisë

Shkruar nga Pamfleti
Raundi i dytë i kualifikueseve për “EURO U-17”,
kombëtarja U-17

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me një barazim rrugëtimin në raundin e dytë të kualifikueseve për Kampionatin Europian U-17. Në sfidën e zhvilluar në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama ndau pikët me Letoninë pas rezultatit 2-2.

Tekniku kuqezi e nisi takimin me këtë formacion: Lleshi në portë, Amataj, Gashi, Malko, Nushi, Zekaj, Vata, Allasufi, Muslika, Matjani dhe Uldedaj.

Ndeshja nisi në disfavor të Shqipërisë, pasi Letonia kaloi në avantazh që në minutën e dytë me golin e Baltrushaitis. Megjithatë, reagimi i kuqezinjve ishte i shpejtë dhe në minutën e 19-të Armend Muslika riktheu baraspeshën, duke shënuar me saktësi nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria mori më shumë kontroll mbi lojën dhe arriti të përmbysë rezultatin në minutën e 81-të. Sërish protagonist ishte Muslika, i cili realizoi golin e dytë personal dhe i dha avantazhin skuadrës shqiptare.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje të kuqezinjve, Letonia gjeti golin e barazimit në minutën e 88-të me Blums, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Me këtë rezultat, Shqipëria siguron pikën e parë në Grupin B6 të Ligës B. Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë përballë Ukrainës më 9 qershor, sërish në “Arena Egnatia”, ku do të kërkojnë fitoren e parë në këtë fazë kualifikuese.

shqipëria u-17 letonia u-17 kualifikueset e europianit

Lini një Përgjigje