TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2026, 20:20

Nis me incidente miqësorja në “Air Albania”, tifozët vërshëllejnë himnin e Izraelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Nis me incidente miqësorja në “Air Albania”, tifozët
himni i izraelit

Në stadiumin “Air Albania” ka nisur në orën 20:00 ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Para fillimit të takimit, gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Izraelit, nga një pjesë e tifozëve të pranishëm në tribuna u dëgjuan fishkëllima dhe reagime.

Ceremonia zyrtare para ndeshjes u zhvillua nën masa të shtuara sigurie. Momenti i interpretimit të himnit izraelit tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive, ndërsa pas përfundimit të procedurave protokollare, sfida vijoi normalisht.

Takimi shënon një kapitull të ri për Kombëtaren shqiptare, pasi në stolin kuqezi debuton trajneri italian Rolando Maran. Ai merr drejtimin e ekipit pas largimit të Silvinjos, i cili mbylli aventurën e tij në krye të Shqipërisë pas tre vitesh e gjysmë.

Në ndeshjen e parë nën drejtimin e Maran, janë vënë re edhe ndryshime në formacionin startues. Anis Mehmeti është aktivizuar nga minuta e parë, duke fituar besimin e teknikut italian, ndërsa Ylber Ramadani është rikthyer titullar në mesfushë. Nga ana tjetër, Juljan Shehu e ka nisur sfidën nga stoli.

himni i izraelit miqësorja në "air albania"

Lini një Përgjigje