Kombëtarja shqiptare do të zbresë sot në fushën e lojës për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Tekniku italian ka në dispozicion një grup prej 26 futbollistësh dhe pritet të ketë të gjithë lojtarët të gatshëm për ndeshjen e sotme.
Duke qenë se bëhet fjalë për një takim miqësor, nuk ka kufizime protokollare sa i përket aktivizimit të futbollistëve, çka i jep stafit teknik mundësinë të testojë të gjithë elementët e grumbulluar.
Ndërkohë, janë zyrtarizuar edhe numrat që lojtarët do të mbajnë në fanellë për këtë sfidë. Futbollistët që janë pjesë e rregullt e ekipit kanë ruajtur numrat e zakonshëm, ndërsa lojtarëve të rinj ose atyre që janë rikthyer në përfaqësuese u janë caktuar numra të tjerë.
Në këtë kuadër, Anis Mehmeti, Kristian Shpendi dhe Bujar Pllana do të mbajnë respektivisht fanellat me numrat 24, 25 dhe 26 gjatë ndeshjes së sotme.
Numrat në fanellat e lojtarëve për miqësoren me Izraelin:
1 Alen Sherri
2 Andi Hadroj
3 Mario Mitaj
4 Elseid Hysaj
5 Arlind Ajeti
6 Berat Gjimshiti
7 Adrion Pajaziti
8 Kristjan Asllani
9 Armando Broja
10 Nedim Bajrami
11 Myrto Uzuni
12 Pano Qirko
13 Naser Aliji
14 Qazim Laçi
15 Klisman Cake
16 Juljan Shehu
17 Taulant Seferi
18 Stavro Pilo
19 Mirlind Daku
20 Ylber Ramadani
21 Arbër Hoxha
22 Luis Hasa
23 Simon Simoni
24 Anis Mehmeti
25 Kristian Shpendi
26 Bujar Pllana
Lini një Përgjigje