Kombëtarja shqiptare do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë përballë Izraelit në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Takimi është planifikuar të nisë në orën 20:00 dhe shërben si një test i rëndësishëm për kuqezinjtë.
Para sfidës, trajneri Rolando Maran, i cili debuton në stolin e Shqipërisë, ka vendosur për formacionin që do të hedhë në fushë që nga minuta e parë.
Një nga risitë kryesore në formacion është aktivizimi si titullar i portierit Alen Sherri, i cili merr besimin e stafit teknik për këtë përballje. Po ashtu, Anis Mehmeti do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, duke qenë një tjetër zgjedhje e rëndësishme e teknikut italian.
Në mesfushë rikthehet si titullar i padiskutueshëm Ylber Ramadani. Futbollisti i Leçes vjen pas një sezoni pozitiv në Serinë A dhe pritet të ketë një rol kyç në organizimin e lojës së kuqezinjve.
Uzuni mungon për arsye shëndetësore.

Lini një Përgjigje