TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2025, 12:05

Policia nxorri tifozin me logon e UÇK nga stadiumi, Berisha poston videon: As në Beograd nuk ndodh kështu (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Policia nxorri tifozin me logon e UÇK nga stadiumi, Berisha poston
Sherri në Air Albania

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në rrjetin e tij social ka postuar një video ku shihet një tifoz duke u nxjerrë nga stadiumi nga ndërhyrja e policisë.

Berisha shprehet se ky veprim nuk ndodh edhe në Beograd, ku tifozin e nxjerrin pasi kishte veshur një bluzë me stampë të UÇK.

Ai thotë që dënon këtë akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij.

Postimi i Berishës:
As në Beograd nuk ndodh!E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!
Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!
Lexoni mesazhin dhe videon e tifozit dixhital!
Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha!Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!

berisha tifozët në stadium

Lini një Përgjigje