TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2025, 07:31

Ndeshja me Serbinë, Braçe ‘kritikon’ futbollistët: Të ishim profesionistë të paktën një herë, tani duhet t’i mundim në Beograd

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja me Serbinë, Braçe ‘kritikon’ futbollistët:
Momenti i gjuajtjes së penalltisë nga Manaj

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për ndeshjen e mbrëmjes së ndjeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku rezultati ishte 0-0.

Në një reagim në rrjete sociale, teksa ka ndarë edhe momente nga ndeshja, Braçe shkruan se futbollistët patën 5 raste për të bërë gol ndërsa shton se duhet të ishim profesionistët që duhet të jemi, një herë të vetme.

"Duhet ta kishim fituar, dreqi ta hajë!
Duhet ta kishim fituar!

Ishin në pikë të hallit;
Serbia, më e dobët se kjo, nuk do të gjejmë më!

Patëm 5 raste të pastra, penalltinë përfshirë;
Na duhej thjesht qetësi, qetësi para portës!
Të ishim profesionistët që duhet të ishim, një herë të vetme!

Tani duhet t’i mundim në Beograd!”, shkruan Braçe.

Lini një Përgjigje