TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Qershor 2025, 07:17

Botërori 2026/ Mario Mitaj: Një detaj i vogël mungoi që të mposhtnim Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
Botërori 2026/ Mario Mitaj: Një detaj i vogël mungoi që
Mario Mitaj

Mbrojtësi Mario Mitaj foli pas ndeshjes Shqipëri 0-0 Serbi. Djaloshi kuqezi tha se një detaj i vogël mungoi për të marrë tri pikët.

“Unë gjithmonë dua të luaj me ritëm të lartë, shokët e ekipit që kam në Arabi kanë luajtur në Europë dhe më ndihmojnë që mos të ulem me ritmin e lojtës. Kemi luajtur mirë, ishte ndeshje me kualitet nga të dyja ekipet, na mungoi goli, por bëmë një ndeshje super të mirë të gjithë, duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër.

Unë me thënë drejtën lidhem mirë me të gjithë çunat, si me Bajramin dhe Hoxhën, nuk është se preferoj dikë, të gjithë luajnë mirë, më pëlqeu që bashkëpunuam me njëri-tjetrin.

Mbas pjesës së parë patëm pas psikologji shumë të lartë, por na mungoi ai detaji i vogël për të fituar ndeshjen. Nuk i lamë të na sulmojnë shumë apo të krijojnë rrezik. Është ende fillim kemi luajtur tre ndeshje, kemi të tjera dhe shkojmë vetëm për fitore në të gjitha ndeshjet” u shpreh Mitaj për Supersport.

mario mitaj sfida shqipëri-serbi

Lini një Përgjigje