TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 23:40

"Na mungoi goli", Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

Shkruar nga Pamfleti

"Na mungoi goli", Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja


Barazimi 0-0 mes Shqipërisë dhe Serbisë u komentua edhe nga Kristjan Asllani, i cili foli edhe për penalltinë e humbur nga Rey Manaj.

“Na mungoi goli, treguam kualitet sonte, luajtëm shumë mirë, sidomos me tifozët tanë, jemi të lumtur, por na mungoi goli, e donim të gjithë fitoren, por tani mendojmë për ndeshjen tjetër.

Ne e prisnim të gjithë këtë ndeshjen, kjo skuadër ka shumë kualitet, na mungojnë vetëm golat, shpresojmë që ndeshjet e ardhshme të vijnë golat.

Besoj se Manaj s'ka nevojë për suport, ka eksperiencë ka luajtur me Kombëtaren dhe skuadrën e tij, penalltia mund të ndodh që të humbet, vëmendja dhe koka është te ndeshja tjetër. Nuk e kam ndjesinë për ta gjuajtur unë penalltinë, por do doja ta shënoja unë. Sot e kishte Manaj, nuk shkoi goli por nuk ka problem”, tha Asllani për Supersport.

Lini një Përgjigje