TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 22:18

Manaj humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, ja kur ishte hera e fundit që kuqezinjtë gabonin një 11-metërsh

Shkruar nga Pamfleti

Manaj humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, ja

Një moment tepër dëshpërues u regjistrua në fundin e pjesës së parë në duelin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sulmuesi Rei Manaj, kishte shansin e artë të kalonte kuqezinjtë në avantazh, teksa gaboi nga pika e bardhë e 11-metrave. Tentavia e tij u ndal nga portieri Petroviç, duke bërë që fragmenti i parë i lojës të mbyllej me rrjeta të paprekura. 

Hera e fundit që Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi një penallti ishte më 20 qershor 2023, në një ndeshje kundër Ishujve Faroe, kur Sokol Cikalleshi nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 32.

 

rei manaj sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje