Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas sfidës Shqipëri-Serbi.
“Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”, kështu ka deklaruar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas sfidës Shqipëri-Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka thotë se kjo ndeshje, edhe pse pa gola, u karakterizua nga autoriteti dhe vetëbesimi i “kuqezinjve” në fushë.“I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje