TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 19:05

Përplasja me Sane i kushton shtrenjtë trajnerit të Unionit të Berlinit: Nuk kam pse kërkoj falje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me Sane i kushton shtrenjtë trajnerit të Unionit

Trajneri i Unionit të Berlinit, Nenad Bjelica, është pezulluar me tre ndeshje pas sherrit me lojtarin e Bajernit të Mynihut, Leroi Sane. Teniku kroat doli me karton të kuq në minutën e 74 të ndeshjes kundër kampionëve të Gjermanisë, pasi shtyu Sane, ndërsa sulmuesi nxitonte për të nisur një rivënie anësore. Bjelica, gjithashtu është gjobitur me 25 mijë euro, për shkak të sjelljes që nuk i shkon aspak përshtat lojës më të bukur në botë.

Ekipi i FC Union Berlin do të duhet të bëjë pa trajnerin Nenad Bjelica për tre ndeshjet e ardhshme të Bundesligës. Gjykata sportive e DFB-së, përveç përjashtimit, e ka gjobitur atë me 25 mijë euro për sjellje josportive” – Shkruhet në njoftimin e Federatës Gjermane të Futbollit.

Për t’u rikthyer te ndeshja e mbrëmshme, Nenad Bjelica pranoi fajin për konfliktin fizik:

Isha në zonën time dhe doja t’i jepja topin. Ai më shtyu, pastaj reagova siç e keni parë. Sigurisht kjo nuk mund të tolerohet dhe e kuptoj vendimin për kartonin e kuq. Por i kërkoj falje vetëm skuadrës sime. Nuk do t’i kërkoj falje Sane. Ai erdhi drejt meje duke më provokuar. Nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, është shprehur 52-vjeçari.

 

nenad bjelica trajneri i unionit të berlinit

Lini një Përgjigje