TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 17:09

Lëklerk rinovon me Ferrarin, piloti monegask: Ëndrra ime mbetet fitimi i trofeut me “kokëkuqen”

Shkruar nga Pamfleti

Lëklerk rinovon me Ferrarin, piloti monegask: Ëndrra ime mbetet fitimi

Historia mes pilotit monogask Sharls LëKlerk dhe Ferrarit do të vijojë përtej vitit 2024, kur dhe skadon kontrata aktuale. Skuadra italiane, ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me pilotin 26-vjeçar.

Në postimin e hedhur në rrjetet sociale, konfirmohet vetëm nënshkrimi i kontatës së re, pa bërë me dije detajet e tjera. Për pasojë, nuk dihet se për sa sezone të tjera do të qendrojë Lëklerk me “kokëkuqen”.

Ai garon që prej vitit 2019 me Ferrarin dhe në këto 5 sezone në Formula 1 ka arritur 5 fitore në 102 gara, duke u ngjitur 30 herë në podium dhe siguruar 23 “pole position”. Kështu, Lëklerk do të vazhdojë bashkëpunimin, duke besuar te projekti i ri.

Jam i lumtur që do të vazhdoj të pilotoj Ferrarin edhe në sezonet e ardhshme. Besoj se më e mira nuk ka ardhur ende dhe mezi pres të fillojë këtë sezon për të provuar ta bëj skuadrën të përparojë më tej dhe të na vendosë një pozicion për të qenë konkurrues në çdo garë”, tha Lëklerk.

Më tej, monegasku shtoi: “Ëndrra ime mbetet të fitoj titullin me Ferrarin dhe jam i sigurt se në vitet që na presin së bashku do të jemi në gjendje të marrim një kënaqësi të madhe dhe t’u japim tifozëve diçka për t’u gëzuar”.

Mendohet se Lëklerk ka nënshkruar deri në vitin 2029 me Ferrarin. Gjithashtu, ai pritet të paguhet 31 milionë euro në sezon, 6 më shumë se rroga aktuale.

çarls lëklerk piloti monegask formula 1

Lini një Përgjigje