TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 17:55

Po udhëtonin për të parë çerekfinalen ndaj Atletikos së Madridit, humbin jetën në aksident 3 tifozë të Sevijas

Shkruar nga Pamfleti

Po udhëtonin për të parë çerekfinalen ndaj Atletikos

Sevija ka marrë një lajm të trishtë para sfidës me Atletikon e Madridit, takim që do të luhet në mbrëmje dhe dy ekipet do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.

3 tifozët e skuadrës andaluze janë përfshirë në një aksident automobilistik dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Të 3 po udhëtonin për të parë ndeshjen që skuadra e tyre do të luante në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletikos së Madridit.

Ne do të luajmë me shiritë të zinj në krahë. I kemi dërguar kërkesë Federatës që të mbahet një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.

Klubi ynë shpreh keqardhjen e thellë për vdekjen e tre tifozëve tanë. Jemi pranë familjarëve dhe miqve të tyre në këto momente të vështira. U prehshi në paqe!”, lexohet në komunikatën zyrtare të Sevijas.

tifozët e sevijas kupa e mbretit

Lini një Përgjigje