TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 21:48

Përfundon pjesa e parë/ Atalanta thyen Leverkusenin e pamposhtur, Lukman dhuron spektakël me dopietë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Atalanta thyen Leverkusenin e pamposhtur,

Përfundon pjesa e parë e finales së Ligës së Europës. Atalanta ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Leverkusenin e pathyeshëm deri më tani dhe ka vendosur njërën dorë te trofeu i dytë më i rëndësishëm europian.

Bergamaskët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12. Pas zhvillimit të një goditje këndi, pasimi i Zapakostës në qendër u devijua në rrjetë nga Lukman.


Skuadra e drejtuar nga Gasperini dyfishoi shifrat në minutën e 26. Lukman dhuroi spektakël, pasi mori topin para zonës, kaloi Xhakën dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës.


Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta, me Leverkusenin që do të kërkojë përmbysjen e madhe dhe të ruajë rekordin e pathyeshmërisë dhe nga ana tjetër, Atalanta do të kërkojë të fitojë trofeun e parë europian në historinë e klubit.

atalanta bajer leverkusen liga e europës

Lini një Përgjigje