TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 20:49

Ferrari i mori flakë, Elseid Hysaj ngushëllon veten me makinën 316 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Ferrari i mori flakë, Elseid Hysaj ngushëllon veten me makinën

Mbrojtësi i Lacios e ka ende të freskët aksidentin që ka të bëjë me Ferrarin e tij 488 GTB me vlerë mbi 230 mijë euro, i cili mori flakë, teksa vetë lojtari dhe vjehrri i tij ndodheshin brenda. Lajmet që u përhapën menjëherë në internet, duke ngritur disa shqetësime.

Por fatmirësisht të dy arritën të dilnin në kohë, por makina u shndërrua në një grumbull hiri. Kishte shumë frikë, por shkodrani donte menjëherë ta ngushëllonte veten me një makinë tjetër , dhe ajo duhej të ishte një supermakinë shumë e fuqishme dhe luksoze.

Makina për të cilën po flasim është Lamborghini STO blu mat, model që ka një çmim bazë mbi 316 mijë euro. Nëse më pas zgjidhni të shtoni të gjitha opsionet e mundshme (gjë që me shumë mundësi do ta ketë bërë Hysaj), çmimi rritet në mënyrë dramatike. Hysaj më pas vendosi ta pasurojë dhe ta bëjë edhe më tërheqës duke ia besuar një kompanie me porosi shumë të famshme mes VIP-ave të kryeqytetit , i njëjti i zgjedhur nga shoku i skuadrës Mario Gila për BMW M8 Competition dhe nga Jessica Immobile, bashkëshortja e kapitenit.

elseid hysaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje