TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 18:03

Rei Manaj luan të shtunën ndeshjen e fundit? Sulmuesi shqiptar mesazh tifozëve të Sivasspor

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj luan të shtunën ndeshjen e fundit? Sulmuesi shqiptar mesazh

Rey Manaj ka shkruar një mesazh të rëndësishëm duke u bërë thirrje tifozëve të Sivasspor që të jenë prezent në stadium, në derbin që do të luajnë përballë Kayserispor. Sfida e vlefshme për javën e fundit të Superligës turke do të zhvillohet më 25 maj, në orën 18:00.

Përshëndetje të dashur tifozë! Unë ju dua shumë dhe e di që keni sakrifikuar. Por ju pres edhe për ndeshjen e fundit të sezonit. E di shumë mirë rëndësinë e ndeshjes derbi, dhe do të fitojmë këtë sfidë të fundit me mbështetjen tuaj. Eja, shihemi në stadium”, është thirrja e Rey Manajt për tifozët e Sivasspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar në sezon fantastik në Turqi me Sivasspor. 27-vjeçari ka arritur të shënojë 22 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë. Këto statistika kanë bërë që Manaj të ketë shumë oferta, dhe pikërisht ndeshja e së shtunës mund të jetë e fundit që lushnjari luan me fanellën e Sivasspor.

Gjithashtu, Manaj është në pritje të një ftese nga Sylvinho për ta grumbulluar në ekipin që do të udhëtojë drejt Gjermanisë për “EURO 2024”.

Rei Manaj luan të shtunën ndeshjen e fundit? Sulmuesi shqiptar mesazh

 

rey manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivasspor

Lini një Përgjigje