TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2024, 18:25

“Jam i lumtur me lojën dhe paraqitjet e mia”, Mirlind Daku ‘sms’ të qartë Silvinjos: Erdha në formë përmes ndeshjeve të luajtura

Shkruar nga Pamfleti

“Jam i lumtur me lojën dhe paraqitjet e mia”, Mirlind Daku

Mirlind Daku po kalon një formë fantastike te Rubin Kazan në Rusi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po merr pjesë në shumicën e golave të ekipit rus, duke i shënuar vetë ato apo duke asistuar. Tashmë, 26-vjeçari është në pritje të një ftese trajneri brazilian Silvinjo për “EURO 2024”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Daku ka lënë të nënkuptohet se e meriton ftesën nga Kombëtarja për Europianin, duke theksuar se ka bërë mirë dhe performancat e tij kanë qenë në rritje. Në këtë mënyrë, disa ditë para shpalljes së listës nga Silvinjo, Daku i ka dërguar ‘sms’ trajnerit brazilian.

Përpiqem të tregoj një performancë të mirë dhe të bëj aksione efektive. Jam i lumtur me lojën që bëj dhe paraqitjet e mia. Isha i bindur se do të tregoja një performancë të tillë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar te përgatitja ime dhe te rezultatet e ekipit. Kur erdha në Rusi, nuk isha gati për këtë nivel konkurrimi në kampionat. Por, erdha në formë përmes zhvillimit të ndeshjeve”, është shprehur bomberi me origjinë nga Gjilani.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare silvinjo

Lini një Përgjigje