TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2024, 17:59

Përballja ndaj Çekisë, Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore; grupi i plotë nën urdhrat e Silvinjos!

Shkruar nga Pamfleti

Përballja ndaj Çekisë, Kombëtarja zhvillon seancën e

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë e cila luhet më 16 nëntor, 20:45, në “Air Albania” dhe Ukrainës më 19 nëntor, në 20:45, në “Air Albania”.

Përballja ndaj Çekisë, Kombëtarja zhvillon seancën e

Mësohet se në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Me grupin u stërvitën edhe Jon Mersinaj dhe Adrian Bajrami që mbërritën të fundit në grumbullim.

Seanca e sotme stërvitore nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin zbritën në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike.

Tekniku kuqezi punoi edhe taktikisht me skuadrën. Kombëtarja do të mbyllë të premten përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Çekisë.

Përballja ndaj Çekisë, Kombëtarja zhvillon seancën e

Lini një Përgjigje