TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2024, 16:47

Kualifikueset e Euro 2025/ Kombëtarja U-19 poshtërohet nga Izraeli, djemtë e Ahmatajt pësojnë 6 gola në “Elbasan Arena”

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Euro 2025/ Kombëtarja U-19 poshtërohet nga Izraeli,

Kombëtarja shqiptare U-19 zhvilloi ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 ndaj Izraelit, ku humbën me rezultatin e  thellë 6-0.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e Izraelit realizoi tre gola në pjesën e parë me Zoabi, Hazan dhe Khalaili, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan Oli, Magor dhe sërish Hazan.

Po sot, u zhvillua edhe ndeshja tjetër e grupit mes Irlandës së Veriut dhe Danimarkës. Në stadiumin “Niko Dovana” triumfuan danezët me rezultatin 4-0.

Ndeshja e dytë e Shqipërisë U-19 do të jetë ndaj Danimarkës, më 16 nëntor në orën 14:00. Tre ditë më vonë, Shqipëria do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Irlandës së Veriut në orën 15:00. Takimet e Shqipërisë do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.

Lini një Përgjigje