TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 17:11

Penalltia e dyshimtë vendosi rezultatin e ndeshjes, reagimi epik i lojtarëve të Bajernit para VAR-it (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Penalltia e dyshimtë vendosi rezultatin e ndeshjes, reagimi epik i
bajern mynih

Bajerni i Mynihut shfaqi karakter dhe këmbëngulje në transfertën ndaj PSG-së, në “Parc des Princes”, edhe pse u mposht me rezultatin 5-4 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Një nga momentet më të diskutuara të takimit ndodhi në fundin e pjesës së parë. Mbrojtësi i bavarezëve, Alfonso Devis, preku topin me dorë pranë zonës, në një episod që u vlerësua si i paqëllimshëm. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, arbitri Sharer vendosi të akordonte penallti në favor të PSG-së, duke shkaktuar reagime dhe polemika.

Pamjet e lojtarëve të Bajernit duke ndjekur vendimin në monitorin e VAR-it janë bërë virale në rrjetet sociale, ku vihet re edhe befasia e tyre pas vendimit përfundimtar të gjyqtarit.

Ky episod ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes, duke i dhënë avantazh PSG-së në fundin e pjesës së parë dhe duke ndikuar në rezultatin final.

Pavarësisht humbjes, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në “Allianz Arena”. Aty pritet të vendoset edhe skuadra që do të sigurojë biletën për në finalen e madhe të Budapestit më 30 maj.

bajern mynih champions league

Lini një Përgjigje