Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur pezullimin me 13 ndeshje për portierin e Real Zaragozës, Esteban Andrada, pas incidentit të ndodhur në derbin aragonez ndaj Hueskës fundjavën e kaluar.
Sipas vendimit zyrtar, Andrada u ndëshkua fillimisht me kartonin e dytë të verdhë, por më pas reagoi duke goditur me grusht lojtarin kundërshtar Horge Pulido. Si pasojë e goditjes, Pulido pësoi ënjtje të dukshme në zonën e mollëzës.
Komiteti ka argumentuar se 12 nga 13 ndeshjet e pezullimit lidhen me veprimin e dhunshëm ndaj kundërshtarit, ndërsa një ndeshje shtesë është dhënë për kartonin e kuq.
Incidenti shkaktoi tensione në fushë, duke çuar në një përleshje mes lojtarëve të të dy ekipeve. Në vijim të këtij episodi, edhe portieri i Hueskës, Dani Himenez, është pezulluar me katër ndeshje për përfshirjen në konflikt, ndërsa lojtari i Zaragozës, Dani Tasende, është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim.
Puñetazo de Esteban Andrada a Jorge Pulido tras ser expulsado en el Huesca - Real Zaragoza pic.twitter.com/vjNQcCfb0q
— Lorenzo Gelardo (@LorenzoGelardo_) April 26, 2026
Lini një Përgjigje