
Një incident i rëndë ka njollosur përballjen mes SD Huescas dhe Real Zaragozas (1-0) në La Liga 2 të Spanjës, ku shpërtheu tensioni në minutat shtesë me përjashtime dhe përplasje fizike mes lojtarëve.
Protagonist i episodit ishte portieri mik i Zaragozës, Esteban Andrada, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht kapitenin e Huescas, Jorge Pulido. Mbrojtësi mbeti me shenja të dukshme në fytyrë, ndërsa incidenti shkaktoi një përleshje masive në fushë.
Situata doli jashtë kontrollit, teksa edhe portieri i Huescas, Dani Jimenez, u përjashtua pasi reagoi duke goditur Andraden gjatë rrëmujës. Po ashtu, karton të kuq mori edhe Dani Tasende, pas një ndërhyrjeje të ashpër, e cila u konfirmua nga VAR-i.
NATO në garë për të shpëtuar samitin e Ankarasë nga kërcënimet e Trumpit, kjo është e vetmja gjë që ai mund t’i bëjë Spanjës
Pas përjashtimeve, Real Zaragoza mbeti pa portier natyral në fushë, pasi kishte kryer të gjitha zëvendësimet. Në mënyrë të detyruar, mesfushori Francho Serrano u vendos në portë për minutat e mbetura.
Ky episod po konsiderohet si një nga momentet më të shëmtuara në historinë e fundit të klubit nga Zaragoza, ndërsa ndaj Esteban Andrada pritet një dënim i ashpër disiplinor nga organet kompetente.
Puñetazo de Esteban Andrada a Jorge Pulido tras ser expulsado en el Huesca - Real Zaragoza pic.twitter.com/vjNQcCfb0q
— Lorenzo Gelardo (@LorenzoGelardo_) April 26, 2026
Lini një Përgjigje