TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 13:47

Parashikimi i superkomjuterit/ Kush do e fitojë Ligën e Kampioneve, skuadrat më të favorizuara

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimi i superkomjuterit/ Kush do e fitojë Ligën e Kampioneve,

Analiza e fundit e superkompjuterit të Opta-s e ka renditur Arsenalin si favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve 2025/26.

Pas fitoreve të njëpasnjëshme 2–0 ndaj Athletic Bilbaos dhe Olympiacos, skuadra e Mikel Artetës tani ka 18.9% shanse për të ngritur trofeun, përpara Liverpoolit me 14.7% dhe Paris Saint-Germain me 13.9%.

Të dhënat, bazuar në rezultatet pas raundit të dytë të fazës së grupeve, u japin gjithashtu “Topçinjve” një shans prej 73% për të kaluar në çerekfinale, gati 50% për në gjysmëfinale dhe mbi 31% për të arritur në finale.

Manchester City dhe Bayern Munich, të cilët ishin ndër pretendentët kryesorë të sezonit të kaluar, kanë rënë në probabilitete fitoreje njëshifrore prej 9.7% dhe 9.5% respektivisht.

Çuditërisht, gjigantët spanjollë Barcelona (8.2%) dhe Real Madrid (4.9%) janë jashtë pesëshes së parë në parashikimet e përditësuara.

Interi i Milanit është i teti me pak më pak se 4% shanse, ndërsa Chelsea (3.5%) dhe Newcastle (3.1%) plotësojnë 10 vendet e para.

Parashikimi i superkomjuterit/ Kush do e fitojë Ligën e Kampioneve,

Lini një Përgjigje