TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 10:28

“Kam punuar 6 muaj si kopshtar, më vinte turp”, rrëfehet Igli Tare: U bëra prind 30-vjeç, pak vonë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam punuar 6 muaj si kopshtar, më vinte turp”, rrëfehet

Igli Tare është ‘rrëfyer’ tek Grida Duma, ku ka folur edhe për një pjesë të jetës së tij në Gjermani, teksa zbuloi se ka punuar si kopshtar për një periudhë 6-mujore.

Tare u shpreh se 2-3 javët e para të punës ka pasur turp dhe se mbulohej, në mënyrë që të mos e shihnin njerëzit.

“Po ky si përfundoi nga futbollist në kopshtar?”, ishte ky stereotipi që Tare i frikësohej. Më tej ai tha se pas 2-3 javësh ka jetuar me krenari pasi nuk po bënte asgjë të keqe dhe se po përpiqej të fitonte para për të ndihmuar familjen e tij.

“Kam punuar si kopshtar. Në fillim kisha shumë turp. Dy javët e para në Gjermani mendoja kush do më njihte, mbulohesha, vetëm sytë lija hapur pasi mendoja se po të më shikojë dikush do të thotë ‘po ky si përfundoi nga futbollist në kopshtar’. Pastronim me shokët e stafit, grupit të punës, pastronim parqet, lulet, pemët, por pas 2-3 javësh kam jetuar me një krenari, pasi nuk po bëja asgjë të keqe veç faktit që mbijetoja dhe të kisha një mundësi ekonomike për të ndihmuar familjen time.

Kjo është e vetmja (punë) që kam bërë, kam punuar 6 muaj, më pas e lashë dhe pata mundësinë të bëja një provë në një skuadër të madhe të Gjermanisë në atë kohë”, u shpreh Igli Tare.

Ai ka rrëfyer gjithashtu detaje nga jeta e tij familjare.

Grida Duma: Kur vendose të bëhesh prind?

Igli Tare: Vendosa kur gjeta bashkëshorten time në radhë të parë. Fillimisht kemi bashkëjetuar për tre vite, pastaj u transferova në Itali. Atëhere kishim vendosur të bënim një fëmijë. Në 2003 erdhi në jetë djali i madh, Etieni.

Eksperiencë shumë e bukur, pak e vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë. Kam qenë 30 vjeç kur u bëra prind. Them ‘e vonuar’ sepse kur përjetova ndjenjën, mendoj që mund ta kisha përjetuar edhe më parë.

igli tare kopshtar

Lini një Përgjigje